Harta e OBSH-së/ Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë, ia kalojmë vetëm Afrikës e Indisë

24 Gusht 2020, 15:19

TIRANË- Pandemia e shkaktuar nga Covid-19, nxori në pah një problem tjetër me të cilin po përballen pjesa më e madhe e shteteve, mungesën e stafit të specializuar mjekësor. Sipas raportit të fundit të OBSH- së, 40 % e vendeve anëtare të organizatës, kanë raportuar të kenë më pak se 10 mjekë , për 10000 banorë, 26 %  prej tyre kanë më pak se 3.

Shpërndarja e tyre është e pabarabartë në të gjithë globin,  ku vendet të cilët kanë nevojë më të ulët për mjekë kanë numrin më të madh, ata të cilët kanë nevojë më të madhe kanë numrin më të limituar.  Kontinenti afrikan vuan prej më shumë se 22 % e sëmundjeve, por ka vetëm 3% të mjekëve dhe 1 % të burimeve financiare.Shqipëria renditet ndër vendet që kanë një numër më të ulët mjekësh në raport me popullsinë në botë, sipas një hartës së publikuar nga Organizatës Botërore për Shëndetësinë.