Harta e re/ Anëtarët e PD në Komisionin e Reformës Territoriale zhvillojnë mbledhjen e parë! Çupi: Do adresojmë 4 problematikat që solli ndarja aktuale! Jo kalkulime elektorale

13 Qershor 2022, 14:32 | Përditesimi i fundit: 2022-06-13 16:36:42

Sot në orën 13:00 anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin për Reformën Territoriale zhvilluan mbledhjen e parë. Për Report Tv, bashkë kryetarja e komisionit Dhurata Çupi  thotë se opozitarët synojnë një hartë të re administrative që çon shërbimet më afër qytetarëve dhe të thellojë autonominë vendore.