Harta e re gjyqësore/ Avokatët bojkot pa afat seancave, 10 ditë s'marrin pjesë as në masat e sigurisë: Masë disiplinore kush s'e respekton

29 Qershor 2022, 16:27

Duke nisur nga e enjtja, 30 qershor për 10 ditë në të gjithë vendin avokatët s’do të paraqiten për proceset me masa sigurie ndërsa proceset e tjera do t’i bojkotojnë pa afat. Ka qenë ky vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë në shenjë proteste për hartën e re gjyqësore që shkrin 5 apele në vend dhe 9 gjykata të shkallës së parë.