Harta e re gjyqësore, avokatët bojkot seancave gjyqësore për 4 ditë! Maks Haxhia për Report Tv: KLGJ na fyeu! Qeveria të mos e votojë, ndërkombëtarët në dijeni

12 Qershor 2022, 12:11 | Përditesimi i fundit: 2022-06-12 14:26:45

Avokatët kanë vendosur të bojkotojnë për 4 ditë seancat në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Në reagimin e dhomës së avokatisë thuhet se vendimi për hartën e re gjyqësore injoroi problematikat që u parashtruan dhe shkel të drejtat e njeriut e cënon aksesin në drejtësi. Për këtë arsye kanë vendosur të bojkotojnë procesin nga data 14 deri në datën 17 qershor.