Harta e re gjyqësore, kryetarja e KLGJ: Na detyroi situata, mungojnë 184 gjyqtarë, duhet të respektojmë edhe kriteret ligjore!

15 Qershor 2022, 12:30 | Përditesimi: 15 Qershor 2022, 19:19

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami foli për hartën e re gjyqësore duke thënë se ka mungesë gjyqtarësh ndaj është marrë vendimi për shkrirje të gjykatave. Deputeti i PD, Saimir Korreshi ngriti pyetjen se cfarë i shtyu të marrin vendimin që të lënë vetëm një Gjykatë Apeli në të gjithë Shqipërinë dhe Llagami thotë se nuk ka kriter ligjor pasi duhen 7 gjyqtar që të funksionojë në një gjykatë.

r.k./Shqiptarja.com