Harta e re gjyqësore/ Opozita kërkon seancë dëgjimore: Situatë shqetësuese! Manja: Ndarja e re krijon balancën e duhur

13 Qershor 2022, 15:39

Deputetët e opozitës kanë kërkuar seancë dëgjimore me disa institucione drejtësie për hartën e re gjyqësore. Ata thonë se situata është shqetësuese sepse banorët duhet të udhëtojnë me kilometra të tëra për gjykatën ku i trajtohet cështja e tyre për shkak të mbylljes së gjykatave në qytetet ku banojnë.