Harta e re gjyqësore, 'paralizohet' drejtësia! Shtyhen rreth 800 seanca në të gjithë vendin! Haxhia: Bojkoti po funksionon, të bindur që qeveria do reflektojë

14 Qershor 2022, 12:58 | Përditesimi i fundit: 2022-06-14 15:25:00

Në të gjithë vendin ka nisur bojkoti i seancave nga avokatët, në shenjë kundërshtie ndaj hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ. Avokatët kanë deklaruar se do të marrin pjesë vetëm ne seancat e vlerësimit të masave të sigurisë.