Harta gjyqësore, avokatët bojkot edhe sot në 6 rrethe! Në Korçë bojkotohen edhe masat e sigurisë

24 Qershor 2022, 15:17

 

Bojkoti i avokatëve pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore ka shkaktuar kaos në shumë gjykata të vendit. Edhe sot avokatët kanë vendosur të bojkotojnë gjykatat e rretheve Korçë, Krujë, Lushnjë, Vlorë Gjirokastër dhe Shkodër, ndërsa bojkoti do të vijojë edhe në datat 27, 28 dhe 29 qershor.