Harta u zgjerua me 6 raste të reja në Fier, nis dezinfektimi i ambienteve të frekuentuara nga ata

8 Prill 2020, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2020-04-08 13:18:08

Në komunikimin e Ministrisë së Shëndetësisë, harta e të prekurve është zgjeruar në qytetin e Fierit me 6 raste të reja. Rastet e konstatuara janë të gjithë pjëstarë të një familje. Menjëherë pas deklaratës së Ministrisë janë dezinfektuar rrugët, muret dhe rrugicat që cilat janë frekuentuar nga familja e prekur.