Hartimi i Kodit të ri Penal: Konsumatorët e drogës deri në 10 gram kanabis nuk dënohen! Për dhunë në familje nisin hetimet edhe pa denoncim

2 Dhjetor 2020, 13:45 | Përditesimi i fundit: 2020-12-02 15:40:08

Puna për hartimin e një Kodi të ri Penal është drejt përfundimit. Ajo është propozuar disa muaj më parë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve nga Ministria e Drejtësisë. Për herë të parë do të klasifikohen dënimet për trafikimin dhe konsumimin e lëndëve narkotike në varësi të llojit të tyre. Do të ketë një ulje dënimi për konsumatorët e kanabisit.

Personat që kapen deri në 10 gramë kanabis dhe u vërtetohet se e kanë për përdorim vetjak, atëherë nuk do të merret asnjë masë ndëshkuese. Në këtë Kod parashikohet një ulje dënimi për ato vajza që ushtrojnë prostitucionin ku nuk do të konsiderohet më vepër penale por vetëm kundravajtje ligjore. Ndaj tyre do të aplikohet vetëm një gjobë deri në 6 muaj burg. Gjithashtu për këto vajza do të përfshihet dhe terapi psikologjike.

Ndërkohë edhe për rastet e dhunës në familje, policia dhe prokuroria, sipas draftit të ri mund të nisë hetimet edhe pa një kallëzim penal nga ana e të dëmtuarit. Për krimet e korrupsionit në aktivitet kriminale ekonomike parashikohet sekuestrimi i pasurisë ndërsa për vrasje për gjakmarrje do të ketë ulje të dënimit.

Aktualisht kjo vepër penale dënohet me 30 vite deri në burgim të përjetshëm dhe propozohet që të ulet në 25 vite deri në burgim të përjetshëm. Një tjetër ndryshim që propozohet është ndërtimi pa leje në tokën tënde për çështje strehimi. Kjo nuk do të konsiderohet vepër penale ndaj vetëm do të aplikohet gjobë.

Krimet seksuale dhe aktiviteti për pornografinë do ketë rritje dënimi. Në kodin e ri do futen edhe ndryshimet për pandeminë. Ky draft për ndryshimet në Kodin Penal është drejt përfundimit ku po bëhen ndryshimet e fundit. Kodi i pare Penal pas komunizmit është berë në 1995 dhe deri më tani është amenduar 25 herë.