Hartohet projekti i menaxhimit të trafikut tek 'Unaza', Shkreli: Kemi në plan devijimin e automjeteve

28 Shkurt 2020, 13:35

Së shpejti do të nisin punimet për projektin e rehabilitimit të segmentit rrugor Pallati me shigjeta, Rrethrrotullimi Shqiponja.

Zëvendësministri i Infrastrukturës u shpreh se tashmë është hartuar edhe plani i menaxhimit të trafikut gjatë fillimit të punimeve.