Hashash në lagjet e Tiranës, arrestohen furnizuesit dhe shpërndarësit, lëshojnë pitbullin ndaj policëve

22 Gusht 2020, 13:58

Tregtim droge nëpër blloqe banimi, konsumim e prishje e qetësisë publike e disa herë përplasja fizike me banorët ka detyruar policinë e Tiranës të vërë në pranga 2 persona dhe të shoqërojë 3 të tjerë.

Report Tv mëson nga burime pranë policisë së Tiranës se kontrollet të cilat do të vazhdojnë për disa javë do të përfshijnë të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe në bashkëpunim me komunitetit për të goditur këtë fenomen shqetësues.