Haxhinasto: 15 kushtet e PE, përgjegjësia mbi mazhorancën, duhet angazhim gjithëpërfshirës

6 Korrik 2020, 15:27

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, 15 kushtet e Parlamentit Europian janë përgjegjësi e mazhorancës. Në një dalje për mediat nga selia e LSI, ish-deputeti Edmond Haxhinasto tha se për plotësimin e këtyre kushteve duhet një angazhim gjithëpërfshirës.

Haxhinasto përmendi kushtet që sipas tij janë përgjegjësi i drejtpërdrejtë e mazhorancës, si përfundimi i reformës zgjedhore, dhe asaj në drejtësi; plotësimi i detyrimeve për funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë; ndëshkimi i tjetërsimit të votës; legjislacioni për median dhe pakicat, administrata publike dhe e drejta e pronës; si dhe ndalimi i azil-kërkuesve.