Hedh sprajt me aromë në orën e mësimit, helmohen 14 nxënës në Bulqizë! Një prej tyre me helikopter drejt Tiranës

24 Tetor 2019, 15:12 | Përditesimi i fundit: 2019-10-24 18:16:51

BULQIZE- Helmohen disa nxënës të shkollës e mesme "Rifat Manjani" në Shupenzë të Bulqizës. 14 nxënës mësohet se janë dërguar në Spitalin e Dibrës, ndërsa njëri prej tyre është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Në një informacion paraprak për ngjarjen, policia e Bulqizës tha se ka marrë informacion rreth orës 13:10 se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës ka hedhur një sprajt me aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore.