Linjat hekurudhore kryesore në Shqipëri ka një gjatësi prej 416 km, por për arsye sigurie jo i gjithi është funksional për shkak të amortizimit të infrastrukturës. Përveç këtij problemi Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor ka dalë në përfundimin që shpejtësia e ulët në lëvizjen e trenave dhe koha e gjatë e udhëtimit janë dy e bëjnë jo konkurrues këtë lloj transporti. Por kjo situatë pritet të ndryshojë pas investimit prej 90.5 milionë eurosh që do të bëhet në hekurudhën Tiranë – Durrës.