Helidon Gjergji dhe Fatos Qerimaj sjellin kolonën zanore të ekzistencës sonë

18 Janar 2019, 14:55

Një performancë e pazakontë, që zë fill nga tingujt digjitalë të celularëve që qarkullojnë në mënyrë tepër imponuese në vendet, që ne frekuentojmë përditë ndodhi nën mjegullën surreale në qendrën e artit bashkëkohor “Tulla”. Dy artistët Helidon Gjergji dhe Fatos Qerimaj sollën “Info jazz”, si një lloj kolone zanore të jetës sonë bashkëkohore, të përdorur si material i papërpunuar, në një hapësirë të mbushur me tinguj.

“Personalja ime është shumë e ngjashme me personalet e të tjera, është thjesht shoqëria jonë. Është momenti në të cilën ndodhet shoqëria. Jemi të rrethuar nga tinguj digjital, që na zgjojnë nga gjumi në mëngjes, janë tinguj që kanë krijuar një botë më vete, një botë më vete atë hipereale, që shpreh të gjitha emocionet që ishin edhe janë në botën reale,”- tha artisti multimedial, Helidon Gjergji.

Është një fenomen pa kufi, të cilin artistët nuk e paragjykojnë, por thjesht e manifestojnë. Një eksperiencë ndërkombëtare për më shumë se 20 vitesh, që ka zëvendësuar cicërimat e zgjojeve, gjethet që shkunden nga era me “peizazhe” zanore. 

“Këta tinguj pavarësisht se kanë brenda një përmbajtje shumë të fortë, kur nisin edhe përplasen me njëri-tjetrin janë shumë rastësor. Krijohet një lloj ritmi shumë interesantë, që të kujton jazz-in, sepse jazz-i është komunikim mes njerëzve edhe ndjenjave të ndryshme që njerëzit manifestojnë edhe komunikojnë me njërit-tjetrin. Këtë performancë e shikoj, dorën e njeriut, tingëllimin e klarinetës apo saksit të tij, duke komunikuar edhe duke iu përgjigjur tingujve të digjitales”.

Për kompozitorin Fatos Qerimaj nuk është hera e parë, që bashkëpunon me artistët e arteve pamore, ai pas eksperiencës me Klod Dedjan, Edit Pulën dhe Edi Mukën, muzikën e koncepton në një format më të avancuar