Helikopter, qindra forca policore e jelek antiplumb, ja si u sigurua dje ndeshja me Izraelin

8 Shtator 2018, 12:03 | Përditesimi i fundit: 2018-09-08 12:26:52

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga aksioni për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit në Elbasan Arena.

Në videon e publikuar nga policia duken helikopterë që kanë patrulluar mbi qiellin e Elbasanit, qindra forca policore të pajisura me jelek antiplumb, e plot makina që lëvizin me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Në postimin e policisë së Shtetit shkruhet:

“Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Qindra forca të Rendit, Qarkullimit Rrugor, të Inteligjencës dhe forcat Speciale siguruan mbarëvajtjen e ndeshjes së Kombëtares sonë të futbollit kundër ekipit të Izraelit. Të gëzuar për fitoren