Helikopteri i ardhur nga Italia nuk ulet dot në pistën tek Trauma, drejt vendit fqinj pritet të transportohet vetëm Marlind Shkodrani

27 Nëntor 2019, 16:27

Ishte parashikuar që të transportoheshin drejt Italisë dy persona Marlind Shkodrani dhe Xhesika Biqiku. Por si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë Xhesika Biqiku, lëvizja e tij do të ishte fatale dhe drejt Italisë, do të transportohet vetëm djali.

Ndërkohë një problem tjetër ka qenë ulja e helikopterit të ardhur nga Italia. Për shkak të madhësisë së tij ai nuk ka mundur të ulet në pistën e helikopterëve në spitalin e Traumës.

Grupi Italian ndodhet në spitalin e Traumës. Ndërsa për sa i përket helikopterit gjasat janë që të ulet ne Rinas, ndërsa e plagosura të transportohet me ambulancë deri tek helikopteri.