Helikopteri i KFOR nxjerr nga humnera efektivin e policisë, 3 brinjë e një këmbë të thyer! Dërgohet me urgjencë te Trauma

28 Maj 2022, 16:41 | Përditesimi i fundit: 2022-05-29 12:09:53

 

Pas disa orësh, një helikopter i KFOR ka bërë të mundur transportimi e efektivit të Policisë, Rrok Frroku nga zona e Dukagjinit drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Gazetari i Report TV, Ergys Kavaja, raporton se efektivi ka tre brinjë dhe njërën këmbë të thyer. Pas dy tentative të helikopterin shqiptar për shkak të terrenit të thyer është kërkuar ndihma e KFOR të cilët kanë sjellë një ekip të specializuar për transportimin e efektivit të Policisë.

  •