Helmimi i banorëve në Bulqizë flet për Report TV prefekti Nexhbedin Shehu: Nuk është vertetuar se shkaku është uji i pijshëm

6 Maj 2019, 10:48 | Përditesimi i fundit: 2019-05-06 11:30:42

Prefekti i Qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu në një lidhje telefonike për Report TV ka deklaruar se analizat e deri më tanishme thonë se shkaku i helmimit nuk është uji megjithatë në vijim do kryhen analiza akoma më të specializuara për të vërtetuar këto dyshime.

Ai i ka bërë thirrje banorëve që të mos konsumojnë ujë nga çezma deri në përfundim të vërtetimit të dyshimeve lidhur me ujin teksa thotë se ata nuk duhet të alarmohen sepse situata është nën kontroll.

"Unë tani sapo vij nga spitali. Atje kemi dhe 3 raste sot që janë paraqitur sot me të vjella dhe dhimbje barku. Njerëzit marrin një serum dhe kthehet në shtëpi. Analizat edhe sot të ujit të pijshëm dalin të rregullta. Një ekip i mjekësisë është nisur nga Tirana për të bërë analizat. Shkaku i ujit të pijshëm nuk është i konfirmuar.  Që pardje janë bërë njoftime që të mos konsumojnë ujë sepse dyshimi i parë është ky. Mund të jetë konsumuar uji para katër ditësh dhe vijnë pacientët sot në spital. Ne kemi nisur bashkë me policinë për të konfirmuar dyshimet që lidhen me uji.

Sasia e klorit ka qenë brenda normave. Askush nuk jep dot një përgjigje. Pacientët thonë se uji nuk ka ngjyrë. Po duke qenë se të gjithë vijën nga një lagje dyshohet se mund të jetë uji.