Helmimi i opozitarit rus Navalny/ Reagojnë liderët ndërkombëtarë: Autorët para drejtësisë

3 Shtator 2020, 12:59

“Alexei Navalny ka qenë viktimë e një sulmi kimik me një agjent nervor të grupit ‘Noviçok’. Ky helm mund të identifikohet në mënyrë të pagabueshme nga analizat. Është e qartë se Alexei Navalny është viktimë e një krimi. Kanë dashur ta bëjnë të heshtë, dhe unë, bashkë me gjithë qeverinë gjermane, e dënoj këtë veprim në mënyrë më të fortë të mundshme”.

Kështu deklaroi Kancelarja gjemrane Angela Merkel pasi më parë qeveria që ajo drejton deklaroi se kryeopozitari rus ishte helmuar. Me indinjatën  e kancelares u bashkuan edhe liderët  botërorë që të gjithë sëbashku dënuan aktin