Heqja e 3 taksave për bujqësinë, zv/ ministri Dhimitër Kote: Mbështet fermerët dhe rrit prodhimin

14 Tetor 2020, 14:47 | Përditesimi i fundit: 2020-10-14 15:59:22

Heqjen e akcizës, taksës së qarkullimit dhe karbonit, nga karburanti për prodhim bujqësor, zv ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote e ka quajtur një mbështetje të madhe, pasi tashmë nafta për fermerët do të kushtojë 80.4 lekë më pak dhe se do të përfitojnë mbi 300 prej tyre.