Heqja e tarifave doganore, Rama nuk jep datë: Nuk do përfitojnë të gjithë! Volumin tregtar e kishim më shumë se çmimi i këpucëve të Ronaldos

20 Qershor 2022, 15:39

Kryeministri Edi Rama bëri me dije ditën e djeshme se do të hiqen të gjitha detyrimet doganore për të gjitha mallrat nga Kosova që do të vijnë në Shqipëri. Edhe ditën e sotme, në konferencën për shtyp nuk dha një datë për këtë por e çoi fokusin tek volumi tregtar duke thënë se ka arritur pak më shumë se çmimi i këpucëve të Cristiano Ronaldos.

"Dua të them që ne kemi sot një problem që është i vjetër, nuk është i ri. Sot në mbledhjen që spoa mbaroi ramë dakord për një studim për BE. Ky është një problem që e kemi adresuar me të gjitha qeveritë më përpara. Unë besoj që në të gjitha rastet, ajo që patë me portin e Durrësit dhe të Prshtinës sepse është një port i shtrirë, është zgjidhja përfundimtare e kësaj historie, lidhet me nevojën për të pasur autonomi që të mos goditet financiarisht nga sinergjia. Nuk e kisha në asnjë kontekst tjetër përvecse në këtë që pala e Kosovës ka kërkuar kohë.

Ne nuk kemi nevojë të studiojmë, kështu që do e bëjmë nga ana jonë dhe do përfitojnë kompanitë e Kosovës. Nuk do përfitojnë të gjithë në të njëjtën kohë, s'ka problem, të përfitojë një pjesë. Por ama e kishim volumin tregtar pak më shumë se çmimi i këpucëve të Cristiano Ronaldos. Duam të shkojmë tek i gjithë Manchester United si volum", tha Rama.

Ndërsa Kurti tha që janë të interesuar që t'i bashkohen kësaj marrëveshje.

"Jemi të interesuar që të bashkohemi në këtë aspekt, andaj është një marrëveshje shumë serioze dhe në muajt në vijim do të rritet shkëmbimi i ndërsjelltë tregtar dhe investimet tek njëri-tjetri. 19 marrëveshje, memorandume dhe protokolle, është shumëfish më shumë se ndonjë iniciativë tjetër rajonale, por jam i bindur që lajm sot është përforcimi dhe avancimi i të përbashkëtës tonë, jo dallimi. Mbase do marrë fillim të ri procesi i Berlinit, Jemi të interesuar për sa më shumë bashkëpunim, por soty nuk kishim takim rajonal por bilateral e vëllazëror", tha Kurti.

    No videos found.