Heqja e tatim-fitimit për biznesin e vogël, eksperti: Pozitive, por biznesi i madh mund të copëzohet e të kthehet i vogël

6 Qershor 2020, 15:47

Në një periudhë afatmesme ky vendim do të reduktojë të ardhurat në buxhet. Rrezik është edhe fakti që përjashtimi i bizneseve të vogla me xhiro nga 0-14 milionë lekë mund të sjellë edhe ulje të numrit të bizneseve të mëdha në vend, pasi ato do të ndahen në shumë nipte. “Një alternativë mund të jetë që shumë biznese të mesme dhe të mëdha mund të copëzojnë biznesin e tyre në dy tre apo katër aktivitetin e tyre, dhe mund të ulen të ardhurat dhe kalojnë në fashë tjetër tatimi. Kjo mund të përkeqësoj nivelin e të ardhurave”, deklaroi eksperti. Ndërkohë sa i takon vendimit për heqjen e TVSH-së, për këtë kategori biznesi, Muço thotë se ulja e pragut të TVSH-së nga 5 milionë lekë në 2 milionë nuk duhet të ndodhte. “Për bizneset e vogla duhet hequr nuk duhet harruar që pjesa më e madhe e bizneseve të vogla në zona periferike nuk japin kupon tatimor dhe me këtë vendim do të stimulohen. Por këtu ka një pabarazi, pse biznesi i madh duhet trajtuar në një formë dhe tjetri në një formë tjetër”, shpjegoi ai. Vendimi për të përjashtuar bizneset e vogla nga tatimi mbi fitimin pritet të zyrtarizohet brenda këtij sesioni parlamentar, ndërsa për TVSH-në ka dyshime nëse do të ishte një masë pozitive. Po shikohet mundësia e ulja së masës së TVSH-së që aplikohet, të rritet pragu i TVSH-së si para vitit 2018, kur biznesi deri në 5 milionë lekë nuk paguante TVSH.