'Hera e parë që Zoti bën pakt me djallin', Rudi Vata nga Skocia: Futbolli në Shqipëri është amator

19 Prill 2020, 13:48 | Përditesimi i fundit: 2020-04-19 15:20:09

Rudi Vata, ish-kapiteni i kombëtares, thotë se periudha  karantinës është e lehtë për t'u kaluar pavarësisht ankesave të shumë qytetarëve. Për 'Report Tv, në një lidhje me Skype nga Skocia me gazetarin Besart Jacaj, Vata preku shumë tema, duke filluar nga ndihma e FSHF-së për futbollin, të zgjedhja e kombëtares së djalit të tij dhe deri tek përgjegjësia që ai ka për vendin.

Vata thotë se nuk mund të bëjë diçka për Shqipërinë në një kohë kur aktorët e futbollit i përshtaten linjës së drejtuesve. Ai shprehet se është i nderuar që në momentin kur kandidoi për president mori vetëm një votë. Sakaq nuk e pranon që është tradhti ajo që djali i tij 15-vjeçar ka bërë duke zgjidhur të përfaqësojë Irlandën, pasi sipas Vatës është origjina e nënës së tij. Ish-kapiteni ka edhe një mesazh të veçantë për situatën, por fillimisht e nis duke deklaruar: "Fatmirësisht me të thënë të drejtën që në fillim të koronavirusit natyra ka ndryshuar pavarësisht se toka ka pushu. Në Skoci nuk ka ndodhur ndonjëherë që të ketë paq pak reshje shiu."