Hetimi pasuror/ Pas Kryemadhit, Ilir Meta në SPAK! Kreu i PL: Po shkoj te Dumdumani, s’guxon t’ia përmendë emrin Ramës

13 Qershor, 10:27 | Përditesimi i fundit: 2024-06-13 20:44:06

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur në SPAK për dosjen e hetimit pasuror. 

"Dumdumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës...Për çfarë jeni thirrur? Unë po shkoj te Dumdumani, kur të dal do ju tregoj", tha Meta për gazetarët teksa futej në SPAK rreth orës 10:15.

Meta paraqitet në Prokurorinë e Posaçme një ditë pas bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.