Hidhet insekti që lufton procesionaren, sëmundjen e pishave në Llogara, Klosi: Priten 7 milionë turistë në vitin 2020

6 Maj 2020, 18:10

Në Parkun Kombëtar të Llogarasë u  hodh sasia e parë e insektit për të luftuar procesionaren, sëmundjen e pishës së zezë.

Ministri i Turizmit Klosi ka sjellë pamje nga Llogaraja, ku ka theksuar se për vitin 2020 priten të vijnë 7 milionë turistë, pasi edhe me gjithë turbullinë që solli koronavirusi shkurti u mbyll me 13.4 % turistë më shumë se shkurti i vitit të kaluar.

Prej dy muajsh në laboratorin e Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Pyjeve ka nisur të zhvillojë një eksperiment duke shumuar një insekt kolosoma erëkeqe (Calosoma Sycophanta) që hidhet në tokë dhe lufton procesionaren e pishave.