U shkatërrua me eksploziv, pamjet e bankomatit të grabitur në Urën Vajgurore

4 Janar 2019, 11:04 | Përditesimi i fundit: 2019-01-04 14:44:16

Një bankomat i një prej bankave të nivelit të dytë në Urën Vajgurore është hedhur në erë me eksploziv dhe është grabitur. Sipas policisë së Beratit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:24 minuta. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve të grabitjes së bankomatit. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale dhe panik te qytetarët.

Njoftimi i policisë së Beratit për grabitjen
Më datë 04.01.2019, rreth orës 02:24, në Urën Vajgurore, është konstatuar nga shërbimet e  Patrullës së Përgjithshme, se është shpërthyer dhe vjedhur bankomati i një banke të nivelit të dytë, ku kanë marrë një sasi lekësh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.