'Hidhet në erë' Superleague, Ceferin: Klubet gabuan, por tani të bashkohemi për të ardhmen

21 Prill 2021, 11:00

Superliga europiane ka dështuar ende pa nisur. Tërheqja e gjashtë klubeve angleze ka hedhur në erë projektin pavarësisht se organizatorët e këtij kompeticioni zotohen ta tentojnë në të ardhmen. Sakaq presidenti i UEFA ka përshëndetur ngjarjet dhe ka bërë thirrje për unitet në të ardhmen.