Hidhet shorti i Ligës së Kombeve/Kosova dhe Shqipëria në grupe të ndryshme, ja kundërshtarët e kuqezinjve

3 Mars 2020, 20:18

Është hedhur sot në orën 18:00 shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2020-2021, që është edhe edicioni i dytë i këtij kompeticioni që startoi vetëm vitin e shkuar. Kuqezinjtë që me Panucci-n bënë një figurë të shëmtuar në edicionin e parë, këtë herë janë shortuar në Ligën C, Grupi 4, ku do të ndeshen me ekipe jo shumë të forta në letër si Kazakistani, Lituania dhe Bjellorusia.