Himni i Shqipërisë, me Kombëtaren këndojnë edhe futbollistët e Kosovës

11 Nëntor 2020, 17:01 | Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 17:06

Një ndeshje Shqipëri-Kosovë do të mbesë gjithmonë e veçantë dhe përjashtim nuk bën as miqësorja që po zhvillohet në këto çaste në Elbasan Arena. Kjo pasi një moment i veçantë u shënua në fillim të sfidës kur teksa luhej himni i Shqipërisë të 22 futbollistët në fushë janë emocionuar.

Futbollistët e Kosovës jo vetëm që kanë duartrokitur në fundin e himnit, por edhe kanë kënduar gjatë ekzekutimit të tij.

b.ha./Shqiptarja.com