Hiqet tatim-fitimi deri në 2029, përfitojnë 111 mijë biznese të vogla! Opozita e re të ndarë në pro dhe kundër vendimit

15 Tetor 2020, 19:52

Nga viti 2021 biznesi me xhiro nga 0-14 milionë lekë nuk do të paguaj më tatimin mbi fitimin. Kuvendi ka miratuar projektligjin e radhës për përjashtimin e biznesit me xhiro nga 5-8 milionë lekë nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin që paguhet pranë pushtetit vendor. Ndërsa në korrik u miratua edhe zerimi për kategorinë tjeter nga 8-14 milionë lekë.