Historia 100-vjeçare e Shqipërisë, nga shitja e territoreve te ministrat e paditur, ‘Otto Witte 5 ditë mbret’!

12 Shtator 2020, 16:57

Historia e tij është në kufijtë e të pabesueshmes, por jo e papërfolur, deri dhe nga autorë të huaj. Otto Witte është një magjistar gjerman, që në mënyrë tinëzare, shpallet si mbret i Shqipërisë për plot 5 ditë, gjatë trazirave të 1913-ës. Stefan Çapaliku, e sjell këtë personazh në dukje imagjinar, me këmbë në tokë, duke i veshur cilësitë e shumë prej politikanëve tanë, në qeverisjen njëshekullore. Shfaqja "5 ditë mbret"  me regji dhe skenar të Çapalikut vjen nën lojën e dy aktorëve të rinj të talentuar, Rafael Hoxhaj dhe Ismail Shino, që mbajnë publikun të mbërthyer, përmes batutave, gjestikulacionit dhe shkathtësisë për t’iu përshtatur vendeve e ngjarjeve.