Historia e Europës është Real Madrid! ‘Galaktikët’ mposhtin në finale Liverpool-in, marrin Champions-in e 14

29 Maj 2022, 09:03

Real madrid është kampioni i Europës për herë të 14 në histori. Falë fitores 1-0 kundër Liverpool në finale legjendë e këtij sporti u bë edhe Ancelotti me Karim Benzeman. Ndërkohë trishtim te Liverpool që humb finalen 2 në 5 vite, ndërsa vlen për t’u theksuar se ndeshja nisi me 36 minuta vonesë për shkak të trazirave nga tifozët.