Historia e kultivimit të kivit në Sukth të Durrësit! Dy vëllezër të kthyer nga emigracioni kanë mbjellë 10 dynym tokë

23 Tetor 2020, 21:05

Vreshtat me kivi sapo janë vjelur, pordhimi këtë vit ka qenë i bollshëm. Jemi në fshatin Vadardhë të Sukthit buzë lumit Erzen. Aty ku vëllezërit Guxim dhe Kastriot  Osmani kanë kultivuar frutin ekzotik ne 4.5 dynym tokë. 

Vëllezërit Osmani emigruan në Greqi dhe punuan 25 vjet në bujqësi, me kursimet emigracion u kthyen në vendlindje në 2012 ku blenë fillimisht 4.5 dynym tokë.

E kishim dëshirë këtë frut dhe arritëm qëllimin. Fillimisht kishin sakrifica, s'kishte uje".

Ata kultivuan kivin, një kulturë bujqësore që nuk njihej në vendin tonë, por importohej nga vendet ekzotike.

Guxim Osmani thotë se "në fillim kishim frikë, por shyqyr zotit na ka ecur mirë.  Ne kemi punuar jashte shtetit dhe e kishim deshire ta mbillnim kete frut dhe ia ariten qellimit, me shume sakrifica sepse në fillim s'kishte ujë".

Historia e vëllezërve Osmani është një histori suksese. Këtë vit kane arritur të prodhojnë dhe të shesin 24 ton kivi në tregun vendas. Një kilogram kivi me shumicë shitet për 90 lek. Fitimi për familjen Osmani llogaritet në 1.4 mln leke.

"Ne e kemi shitur gjithë prodhimin se kemi ëbr frut me cilësi të mirë. Ne kemi arritur të prodhojmë në 24 ton në 4.5 dynym. E shesim në tregun e brendshëm. Ishalla ky vend të mbushet plot me kivi që të mund të eksportojmë", u shpreh më tej fermeri.