'Historia e Shqipërisë', Beqir Meta: 45 autorë përmbysin tezat e historiografisë komuniste

26 Janar 2020, 11:16

Projekti i shkrimit të Historisë Zyrtare të Shqipërisë i është nënshtruar procesit të një rishikimi rrënjësor, deklaron Beqir Meta, autor dhe redaktor përgjegjës, në një intervistë ekskluzive për Report Tv.

Ndërsa flet për procesin e punës në hartimin e dy vëllimeve, vëllimit tre dhe katër, që do të plotësojnë korpusin e plotë të botimit akademik të Historisë Shqipërisë, Beqir Meta në emër të institucionit të Akademisë së Studimeve Albanologjike bën transparente punën e përfunduar nga 40 autorë pjesëmarrës në këtë projekt.