Historia e suksesit të shqiptarit në Izmir, i afërt me Erdoganin: Krenar për origjinën time, u bëra deputet duke ruajtur vlerat e mia kombëtare

15 Tetor 2020, 19:31

E kupton gjuhën shqipe dhe arrin të flasë gjuhën e vjetër, megjithëse nuk ka lindur në trojet shqiptare. Rifat Sait është një histori suksesi dhe krenarie për këdo që në vena vlon gjaku kuqezi. 54-vjeçari i lindur në Izmir, por me origjinë nga Prishtina, ka arritur të gjejë vend deri në parlamentin turk., kur në 2011 u zgjodh deputet i mandatit të 24-të të AK, Partisë së Drejtësisë aktualisht partia në pushtet në Turqi.