Historia e trishtë! Dy vjeçari ndan jetën më varrin e babait, momente që prekin zemrën

11 Qershor 2019, 14:36

Vogëlushi dy vjeçar ka thyer zemrat e të gjithëve teksa gjendet  mbi varrin e të atit.

Darren Langton, babai i vogëlushit në fjalë u nda nga jeta në moshën 33 vjeçare, në mënyrë të papritur dhe për shkaqe të panjohura në banesën e tij në Dorchester.

Ai vdiq tre ditë para se vogëlushi të festonte ditëlindjen e tij të parë, në tetor të vitit 2017.

Harvey dhe nëna e tij Jessica Pillinger vizitojnë çdo të dielë varrin e të afërmit të tyre. Nëna e vogëlushit ka ndarë një video ku vogëlushi i këndon lamtumirën të atit.

Në foto tregohet marrëdhënia e tij e veçantë me kujtimin e babit. Duke mos kuptuar ende ai i tregon babit lodrat e tij të preferuara. Nëna e Harvey-t është kujdesur të mbajë gjithmonë gjallë kujtimin e bashkëshortit të saj.

Video emocionuese tregon se si vogëlushi në mënyrë të përsëritur i thotë ‘bye bye’ të atit.