Historia e trishtë e familjes së prekur nga tërmeti: Katër fëmijë bëjnë mësim me një telefon

30 Prill 2020, 10:42 | Përditesimi i fundit: 2020-04-30 11:33:15

Kryefamiljari i një familje prej 6 antarësh nga Durrësi u bë sot pjesë e emisionit të mëngjesit “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai i rrëfeu moderatorit Andi Kapxhiu historinë e trishtë dhe faktin se nuk e ka ndihmuar askush. Më e dhimbshme është edhe historia e fëmijëve të tij kur katër prej tyre bëjnë mësim online me një telefon të vetëm. Ndiqeni historinë e trishtë të kësaj familje nga Shënavlashi i Durrësit.