Historia që rrëfen telefonuesi për marrëdhënien Rama-Meta: Ditën luftë e natën hanë bashkë

27 Prill 2020, 10:29

Marrëdhënien Rama-Meta ka dashur ta komentojë në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një telefonues. Ai i tregoi moderatorit Andi Kapxhiu historinë mes Kralit të Malit të Zi dhe Vezirit të Shkodrës në luftën para Çlirimit duke thënë se marrëdhënia mes kryeministrit dhe presidentit është e ngjashme:”Lufta e Shkodrës me Malin e Zi. Krali i Malit të Zi me Vezirin e Shkodrës . Gjithë ditën bënin luftë e vriteshin dhe më pas darkë hanin e pinin bashkë. Kështu është edhe lidhja Rama-Meta” e mbyll ai komunikimin në studio.