Historike, presidentja e KE dhe presidenti i KiE firmosin marrëveshjen tregtare post Brexit në Bruksel

30 Dhjetor 2020, 10:05 | Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 15:11

Mëngjesin e sotëm, Presidentja e Këshillit Evropian dhe Presidenti i KiE Charles Michel nënshkruan këtë mëngjes marrëveshjen e tregtisë dhe bashkëpunimit BE dhe Mbretëria e Bashkuar.  

Kjo marrëveshje tani do të dërgohet në Mbretërinë e Bashkuar për t'u nënshkruar nga Kryeministri Boris Johnson, përpara se të zbatohet nga 1 Janari 2021.

Charles Michel,u shpreh se kjo marrëveshje është fryt i përpjekjeve intensive muajt e fundit.

"Marrëveshja që ne nënshkruam sot është rezultat i disa muajve negociata intensive në të cilat Bashkimi Evropian ka shfaqur një nivel të lartë qëndrimi unison. Është një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar që mbron plotësisht interesat themelore të Bashkimit Evropian dhe krijon stabilitet dhe parashikueshmëri për qytetarët dhe kompanitë ".

Kjo marrëveshje do të shqyrtohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, përpara se të mund të ratifikohet nga Bashkimi Evropian.

Në këtë kontekst, është me rëndësi të madhe që Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar të shikojnë përpara, në funksion të hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet e tyre.
Charles Michel,” Për çështje madhore, Bashkimi Evropian është i gatshëm të punojë krah për krah me Mbretërinë e Bashkuar:” 

Duke theksuar marrëdhëniet për ndryshimet klimaterike . Ditën e sotme marrëveshja do të diskutohet në Parlamentin britanik ku do të kërkohet mbështetja e deputetëve nga Johnson.

b.ha./Shqiptarja.com