Historiku i Hotel Vollgës (Dokumenta)

7 Gusht 2020, 14:57 | Përditesimi i fundit: 2020-08-07 14:59:46

Historia e pronësisë së Hotel Vollgës dyshohet se është e ndërtuar mbi falsifikimin e dokumenteve. Prokuroria e Durrësit ka dyshime të forta se prokura që është përdorur në shitjen e kësaj prone në vitin 1994, të jetë e falsifikuar. Në dosjen hetimore shkruhet se në 24 Mars 1994, kjo pronë i kalon në pronësi trashëgimtare, Alije Fortuzi. Po në 4 Dhjetor të këtij viti, përmes një prokurore të posaçme, shtetasi Ali Sula, në emër të Alije Fortuzit, ia shet atë shtetasit arab, Muhamed Abdulla Baëzeer, por më pas ka nisur një proces gjyqësor mes Alije Fortuzit dhe shtetasit arab.

Pas 9 viteve,në 2003-in trashëgimtarja Fortuzi arrin ta regjistrojë pronën në emër të vet. Po këtë vit ish-hoteli i kalon Zanmir Hasës, përmes një prokure të lëshuar në Selanik dhe e firmosur nga Alije Fortuzi. Por edhe për këtë prokurë hetuesit kanë dyshime se është e falsifikuar. Në bazë të regjistrit të gjendjes civile Zanmir Hasa ka jetuar në Selanik aty ku ka lindur edhe vajzën e tij. Por nuk bëhet me dije se si është njohur Zanmir Hasa me Alije Foruzin dhe më pas marrja e kësaj prokurore.

Shtetasi arab Baëzeer hap një proces tjetër gjyqësor dhe në korrik të 2014-ës Gjykata e Lartë vendos pezullimin e regjistrimit të kësaj prone në emër të tij. Po gjatë 2014-ës Gjykata e Durrësit me një vendim të dyshimtë, sipas Prokurorisë, anashkalon Gjykatën e Lartë dhe prona regjistrohet në emër të arabit. Pas këtij momenti Bawazeer shet 2/3 e pronës tek shtetasit Fejzi dhe Marjeta Kodra për shumën e 671 mijë eurove, ndërsa një pjesë të hotelit shtetasi arab ia dhuron për mirënjohje Emiljano Shullazit.