HISTORITË/ Pa përpara syve si iu shuan të afërmit, por nga mosha s'i ndihmonte dot: Zoti na ka në dorë

30 Nëntor 2019, 16:44

I fortë, me ballin e shkruar nga hallet e jetës, Shyqyri Greku tregon momentin e tmerrit që ka kaluar më 26 nëntor e që i mori dhe tre të afërmit e tij. Lotët i janë tharë, zemra i është ngrirë e sot falenderon Zotin që e shpëtoi, pasi ishte krejtësisht i vetëm në shtëpi. Mes panikut, errësirës, këmbët që e braktisën për një moment, por fqinjët e tij jo, Shyqyriu arriti të dilte jashtë, por përballë tij pa që pallati fqinj t'i shkërmoqej përpara syve, aty ku jetonin dhe të afërmit e tij, që sot nuk janë më.

"Më është vrarë djali i vëllai, nusja e djalit të vëllait dhe vëllai i vetë. Kanë qenë në pallat tjetër, por i kam në gjakun tim! Pallatin tjetër pat tre viktima, këtu ku isha unë shpëtuam, sa ra tërmeti u shëmb, nëpër shkallë na zuri. Isha vetëm, pamë tmerr me sy! U rrëzova, më ngritën fëmijët e tjerë prej krahu, ishte errësirë e madhe, m'u fikën dritat. Këtu janë kushtet e mira, por Zoti na ka në dorë", shprehet Shyqyri Greku.