Historitë rozë, takimi me Ruçin, çfarë i tha Berishës në zyrë; Kujtim Gjuzi i thotë të gjitha

16 Tetor 2020, 18:28 | Përditesimi i fundit: 2020-10-16 18:33:38

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi njëkohësisht dhe deputet në parlament është prej kohësh është në qendër të vëmendjes për shkak të kundërshtimeve si dhe debateve me kryeministrin Rama. Ditën e djeshme teksa përfundoi seanca parlamentare, policia ka gjobitur Gjuzin për shkak se ai nuk ishte i pajisur me maskë, e cila është bërë e detyrueshme.

I ftuar në një intervistë për Report Tv, ai sërish tha se edhe pas gjobës së marrë nuk do të vendosë maskë. Madje ai ka ngritur dhe shqetësimin  se gjoba nuk është në përputhje të plotë me ligjin por është hartuar nga Rama, duke e quajtur gjoba 'Rama anticovid-19'. Gjuzi tha se policët që i vendosën gjobë nuk kishin numër identifikimi si dhe emra ndërkohë që për fletën e gjobave sipas tij nuk ishte evidentuar një institucion ankimi.

Për faktin që në momentin që është dhënë ideja e COVID kam thënë që është një lëvizje akademike. Nëse unë e kam shkelur ligjin, marr gjobë ndërsa nëse kam shkelur maliqin do paguaj gjobën. Policët nuk kishin numër identifikimi, as emër. Nuk ka poshtë të shënuar institucionin e ankimit. Është gjoba COVID-Rama-19. Ku të ankohet Kujtim Gjuzi. Tani sa të dal prej këtu le të vijë policia të më vendosë gjobë" - tha Gjuzi.

Ndërkohë kreu i Partisë Konservatore komentoi dhe për historitë e tij për ndarjen nga bashkëshortja dhe lidhjen me një vajzë tjetër, të cilën më herët Gjuzi e ka përgënjeshtruar. Ai tha se këto histori janë fabrikuar nga njerëzit e Lulzim Bashës.

"Ato mi kanë shpikur njerëzit e Bashës. Unë jam njeri që e dua familjen. Unë kujdesem për 4 fëmijët e mi. Edhe për ata që më kanë sulmuar. Unë paguaj detyrim për të mbrojtur familjen, nuk them dot ende ish-familje" - tha Gjuzi.

Ndërkohë gjithashtu Gjuzi ka komentuar dhe foton e tij me snajper të cilën e kishte publikuar disa ditë më parë. Ai nuk tha nëse ishte e vërtetë ose jo por tha se ishte një mesazh për Ramën dhe është arma që do të shpojë tollumbacin e Rilindjes.

"Ishte për Ministrin e Brendshëm që nuk kujdeset për territorin e Shqipërisë si dhe mesazh për Ramën. Ajo është një armë që shpon tullumbacin e Rilindjes" - tha Gjuzi.