Hodhi ish bashkëshorten nga kati i dytë i banesës, Gjykata vendos masën e sigurisë për 47 vjeçarin

29 Korrik 2020, 11:37 | Përditesimi i fundit: 2020-07-29 15:15:16

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë ndaj 47 vjeçarit Saimir Rrapallari, i cili rrëzoi bashkëshorten nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Patos, ku Saimir Rrapallari ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes se tij E. Sulejmani  pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar.