Homazhe në Vlorë në nder të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemali

24 Janar 2019, 17:37

Homazhe në nder të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit janë zhvilluar edhe në qytetin ku babai i kombit shpalli pavarësinë. Në Vlorë, homazhet janë zhvilluar pranë varrit të tij. I pranishëm ka qënë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci, kreu i bashkisë së Vlorës Dritan Leli, deputetë, nipi i Ismail Qemalit Nedin Vlora, si dhe ministrja e Kulturës Eva Margariti, e cila vendosi një kurorë me lule në emër të kryeministrit Rama. Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli u shpreh se: Historia fillon këtu në Vlorë në mbështetjen e këtij burrit të madh, pasi mënyra që bëri ai shqiptarët bashkë, meriton të përulemi. Ai themeloi historinë modern të popullit tonë, dhe qëndron në pedestialin e të gjitha figuave që ka nxjerrë populli shqiptar. Ndërkohë ministrja Margariti ka bërë përshëndetjen në emër të kryeministrit Rama. Ajo është shprehur se: Asnjë nuk i afrohet Ismail Qemalit. Ishte një apoteoz madhështore e të gjithë popullit, një kurorë që ai e fitoi duke u përpjekur deri në frymën e fundit për njerëzit. Qeveria e Vlorës ishte e para që e kuptoi që arti, dija, ndriçimi i mendjes dhe kultura ishin ato që do ta bënin Shqipërinë në një vend të përparuar dhe të begatë.

  •