Homazhet ne Gjirokastër për Ziver Veizin! 10 vite pas vrasjes, familjaret e Ziver Veizit kërkojnë drejtësi

21 Janar 2021, 14:39

Familjarë, miq dhe të afërm kanë zhvilluar sot homazhe për Ziver Veizin, një prej katër viktimave të 21 Janarit në Gjirokastër. Po kështu morën pjesë dhe drejtues lokalë, si kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër Lindita Rova dhe nënkryetari i bashkisë Ylli Muho. Edhe këtë vit, familjarët kërkojnë drejtësi. Mbesa e tij shprehet se ndonëse kanë kaluar 10 vite për ta shpresa vdes e fundit.

"Vlerësojmë shumë Këshillin e Qarkut për vlerësimin me titull të xhaxhait tonë. Kjo është më e pakta që mund të bëjnë, por ne e marrim si vlerësim. Shpresa vdes e fundit, shpresa vdes e fundit. Ne shpresojmë që vrasësi i xhaxhait tonë do të vihet para drejtësisë", tha mbesa Zamira Veizi.