Hong Kong/ Agresori i këput veshin politikanit, 5 të plagosur nga sulmi në qendrën tregtare

3 Nëntor 2019, 21:28

HONG KONG- Një protestues i ka këputur veshin një politikani lokal pro- demokratik, Andrew Chiu Ka-yin. Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Tai Koo, ndërkohë edhe 5 të tjerë janë plagosur.

Personi i paidentifikuar, siç raportojnë mediat ndërkombëtare ka qenë një aktivist pro- Kinës dhe në sulmin e befasishëm në qendër tregtare sulmoi edhe këshilltarin lokal Andrew Chiu Ka-yin duke i shkulur një pjesë të veshit me dhëmbë dhe duke ia hedhur përtokë. Në fakt personi debatoi me dy familjarët e tij duke i plagosur me thikë ata, ndërkohë ishte Andrew Chiu Ka-yin që u përpoq ta ndalonte të ikte autorin por e pësoi edhe vetë. Pas aktit ndaj këshilltarit lokal, autori u sulmua nga kalimtarët të cilët ndodheshin rastësisht në qendrën tregtare. Menjëherë Andrew Chiu Ka-yin-së iu dha ndihma e parë por të plagosur mbetën dhe një vajzë si dhe tre burra të tjerë. Protestat pro- demokracisë vijojnë në Hong Kong duke u përshkallëzuar edhe me dhunë.