Hoqi muzikën e lokaleve, Rama publikon pamjet nga Llogaraja: Shijoni melodinë e natyrës

24 Korrik 2020, 09:00

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një video nga Llogaraja i ka uruar qytetarëve mirmëngjes, ndërsa nuk ka lënë pa thumbuar të përfshirët në protestat për mbylljen e lokaleve. Rama thotë se tani është momenti për të shijuar një tjetër muzikë, atë të natyrës në bregdet.

"MIRËMËNGJESdhe me këto pamje nga Llogaraja që të kujtojnë çfarë magjish ruan ky vend, Shqipëria, me malin dhe detin aty pranë, diellin dhe flladin, ju uroj një të premte të mbarë para një fundjave mbrëmjesh me muzikën e natyrës në bregdet,"-shkruan Rama.