Hoti i dorëzon detyrën! Mblidhet Qeveria ‘Kurti 2’, Kryeministri: Pres planin për menaxhimin e pandemisë dhe të ringjalljes ekonomike

23 Mars 2021, 14:47

KOSOVË- Pas zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt, në Kuvendin e Kosovës me 77 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim është formuar qeveria e re, me kryeministër Albin Kurtin.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social TWitter, shkruan se në detyrën e tij të re do të jetë i përulur përpara detyrave dhe se ky është një kapitull i ri për njerëzit e Kosovës.

“Të përulur përpara detyrave, ne shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për njerëzit në Kosovë. Le të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të drejtën dhe drejtësinë, por nuk do të dështojmë kurrë të bashkohemi në të mirën e vendit tonë. Puna fillon tani.”, shkruan ai.